Muzafer Aliu nga fshati Çerkez ka lindur në vitin 1965 në Kumanovë. Tani më 55 vite ai jeton pa nënshtetësi dhe pa asnjë të drejtë elementare dhe themelore.
Absurdi është se edhe fëmijët e tij Feriani Gjylejha të lindur poashtu në Kumanovë ku edhe kanë mbaruar shkollën nuk kanë nënshtetësi.
Muzaferi thotë për agjencinë e lajmeve INA se tani e treta herë që ka aplikuar për shtetësi dhe gjithmonë është refuzuar pa asnjë arsyetim.
Ai thotë se mungesa e nënshtetësisë e ka privuar nga shumë të drejta.
“Në mungesë të sigurimit shëndetësor 100 euro më kushton një të shkuar te mjeku. Mos të flasim për shërbime tjera”, thotë Muzaferi, I cili është i privuar nga të gjitha të drejtat personale, civile, politike, ekonomike e sociale.
Por, nuk është vetëm Muzaferi, edhe të afërmit e tij dhe kushërinjtë ballafaqohen me problemin e njëjtë. Me këtë problem përballen shumë shqiptar në Maqedoni dhe shteti albanofob gjënë arsye absurde për ti refuzuar. (INA)