Myftinia BFI-Shkup,përfundoi aktivitetet kushtuar Javës së lindjes së Muhamedit (Alejhiselam)

Përfunduan me sukses aktivitetet në kuadër të “Javës së lindjes së Muhamedit (alejhi selam)”,aktivitete këto të organizuara nga Myftinia e BFI – Shkup për të përkujtuar lindjen dhe veprën Profetit Muhamed (alejhi selam).

Marketing

Një numër i madh aktivitetesh e programe u realizuan përgjatë javës së kaluar, në 6-të xhami të Shkupit me rrethinë.

Aktivitetet filluan më 5 nëntor 2019, ditë e martë, në xhaminë e fshatit Moranë , ku u realizua mevlud për nder të lindjes së Muhamedit (alejhi selam)

Më 6 nëntor 2019, në xhaminë e Dëshmorëve – Haraçinë, u organizua program me hafëzllarë të vendit tonë kushtuar lindjes së Muhamedit (alejhi selam)

Më 7 nëntor 2019, në xhaminë e fshatit Gërçec u program fetar me Kuran, Mevlud e ilahi.

Më 8 nëntor 2019, pas namazit të akshamit në xhaminë Arasta, në Çarshi të Vjetër u organizua programi qendror me program të begatë; Kur’an, mevlud, ilahi e salavate kushtuar Muhamedit (alejhi selam).

Në të njëjtën ditë, pas namazit të jacisë, në xhaminë Haxhi Azem – Shkup, pas namazit të jacisë u organizua program fetar për gjininë femërore

Marketing