Myftinia e Shkupit do të shtrojë iftare falas. Nuk do të bëjnë publikimin e fotografive

Myftenia e Shkupit do të shtrojë iftare falas dhe nuk do të bëjë publikimin e fotografive ka njoftuar hoxhë Qenan Ismaili.

Marketing

“Kemi një iftar të cilin e realizojmë për persona me nevoja të veçanta që shtrohet enkas për ata me një tribunë që do t’ia bashkangjesim nga një psikolog dhe teolog. Pastaj do të bëjmë një iftar me të gjithë ata që e përkrahin dhe e mirëmbajnë jetën fetare dhe një iftar që e kemi për çdo natë që e shtrojmë ne për familjet në nevojë dhe për studentët, por edhe familjet me jetim d.m.th mjafton që brenda kësaj jave të paraqiten të bëjmë listat, të bëjmë grupet dhe për çdo natë ata munden të vizitojnë restaurantet që i kemi caktuar ne dhe të hajnë. Publikisht bëj ftesë ata që kanë dëshirë të shfrytëzojnë këtë iftar lirisht mund të paraqiten. Enkas për këtë iftar ne nuk bëjmë publikim të asnjë fotografie duke u munduar që të ruajmë privatësin e atyre që do të shfrytëzojnë këtë iftar, u shpreh Ismaili.

Marketing