Myftinia e Shkupit realizoi tribunën shkencore “Agjërimi dhe shëndeti”

Për t’ju sjellur kënaqësi shpirtërore xhematit të Shkupit përgjatë muajit te bekuar të Ramazanit, Myftinia e Shkupit çdo të diele organizon tribuna shkencore.
Sot mysafir special nga Republika e Kosovës enkas për xhematin e Shkupit në xhaminë ‘Isa Beu’ ishte nutricionisti i mirënjohur Dr. Agron Rexhepi.

Marketing

Programi filloi me leximin e ajeteve Kur’anore nga hafizi Hfz. Xhemail ef. Nuhiu, fjalë mirëseardhëse në emër të xhematit kishte hatibi i xhamisë Muharem ef. Ismaili ndërsa një hyrje shkencore dhe shpirtërore temës në fjalë i bëri Myftiu u Myftinisë së BFI në RMV – Shkup Mr. Qenan ef. Ismaili.

Tema ‘’Agjërimi dhe Shëndeti’’ në detaje dhe e ndarë në tetë pika me argumente shkencore u elaborua nga mysafiri Dr. Agron Rexhepi.

Pas përfundimit të tribunës të pranishmit parashtruan shumë pyetje për çështjet shëndetësore që i tangojnë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit po edhe jashtë këtij muaji.

Lusim Allahun e Madhëruar që ligjëruesin ta shpërblejë për kontributin dhe këshillat e tij me shpresë të jenë pjesë e përditshmërisë sonë në jetë. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup

Marketing