Myftinia e Tetovës organizoi manifestim me rastin e Vitit të Ri Hixhri – 1443

Me rastin e Vitit të Ri Hixhri, më 08.08.2021 (e diel) BFI – Myftinia e Tetovës pas namazit të akshamit, organizoi manifestim fetaro-kulturorë në Xhaminë Qendrore të fsh. Nerasht. Në këtë manifestim morën pjesë: Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ish Myftiu, Alifekri ef. Esati, imami në Cyrih të Zvicrës, hfz. Nebi ef. Rexhepi, Imami i xhamisë, Jusuf ef. Zylbehari, kolegët nga Myftinia, hoxhallarët e Tetovës dhe rrethinës, si dhe një numër i madh i xhematit.

Marketing

Para xhematit u prezantua një program i pasur fetaro-kulturor nga disa nxënës të Medresesë “Isa-Beu”, të udhëhequr nga referenti për kulturë, Dr. Husein ef. Rizai. Programin të cilën e moderoi referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës, Idris ef. Idrizi, filloi me lexim të Kur’anit Famëlartë nga ish Kryeimami i Myfinisë, Mr. hfz. Ejup ef. Selmani dhe vazhdoi me ilahi dhe kaside të kënduar nga nxënësit e Medresesë. Myftiu i Tetovës për hir të kësaj nate mbajti fjalën e rastit ku foli mbi vlerën e kësaj nate, si dhe xhematin e uroi për hyrjen e vitit të Ri duke e lutur Allahun Fuqiplotë, që ky vit të na sjell, paqe, mirësi, shpëtim nga zjarret e paraqitura kohën e fundit dhe largimin e kësaj Pandemie. Para se të bëhet duaja u lexua ashere nga hfz. Idris ef. Osman dhe duanë e këtij manifestimi e bëri ish Myftiu. Ndërsa në namazin e Jacisë priu, Ish Kryeimami. Këshilli i Xhamisë për mysafirët kishte përgatitur edhe një koktej rasti.

Marketing