Myftiu Dr.Qenan Ismaili takon drejtorin e N.P ‘Higjiena Komunale’ Abdusamed Shabani

Sot, 19 gusht 2020, Myftiu i shoqëruar nga referentët e Myftinisë u mirëprit në takim nga z.Abdusamed Shabani, drejtor i N.P. ‘Higjiena Komunale’ – Shkup.
Në fillim të këtij takimi Myftiu falenderoi z.Shabanin për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë institucionale në organizimin e mbetjeve organike të kurbanëve me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Gjatë takimit, z.Shabani shtoi se; Ne jemi ndërmarje që përfshijmë territorin më të gjërë të qytetit dhe kemi për obligim që të jemi në shërbim të institucionit tuaj që drejtoni dhe besimtarëve tanë, çdo herë që është e nevojshme, për të mirën e shëndetit tonë dhe mjedisit ku jetojmë”
Në fund të takimit Myftiu i dhuroi mirënjohje z.Shabanit në emër të institucionit për mbështetjen e dhënë institucionale.
Marketing