Myftiu Qani Nesimi: Ja çka më thanë policia

Muftiu i shkarkuar nga Bashkësia Fetare Islame, Qani Nesimi, për të cilin gjykata vendosi se është shkarrkuar padrejtësisht tha për televisionin Shenja, se gjatë ditës së premte ka pasur takim me policinë e Tetovës, ku qëllimi i këtij takimi ka qenë për të dorëzuar një letër nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht nga ministri. Ndërkaq gjatë takimit Nesimi thotë që nuk është dhënë asnjë letërmirëpo përgjatë bisedës policët I kanë thënë se ministri i MPB-së ka kërkuar nga njësia rajonale që të asistojnë ditën e hënë në mëngjes që grupi me në krye muftiun, Selver Xhemaili, i zgjedhur në detyrë nga BFItë hyjë në Muftininë e Tetovës.

QANI NESIMI, MUFTI I BFI-SË

Marketing

Lamë takim në ora 12 që të vijnë, erdhën dy policë, unë isha i shoqëruar në zyrën time këtu nga dy kolegë, ata nuk dhanë ndonjë letër, ndonjë dokument, na e treguan me bisedë kërkesën e ministrit të punëve të brendshëm, i cili duke u bazuar në kërkesën e Reis Ul Ulema Shaqir efendi Fetahu, ka kërkuar nga njësia rajonale që të asistojnë ditën e hënë ora 8 në mëngjes, grupit që dëshironë të vijë për të hyrë në Muftini në krye me ud muftiun e dhunshëm, Selver Xhemaili”.

Nesimi thotë se janë të habitur në lidhje me këtë kërkesë duke thënë se si ka mundësi që Ministria e Punëve të Brendshme, e sidomos policia rajonale e Tetovës, të pranojë një “urdhër” nga Reisi për të realizuar një vendim antikushtetues të BFI-së.

Muftiu Qani Nesimi, theksoi se se si është e mundur të bëhet shkarkimi i tij nga detyra më 8 nëntor 2023 pa mos dijeninë e tij dhe pa thirrjen e gjithë antarëve në mbledhje. Kjo,sipas Nesimit është edhe anashkalim i nenit 30 të kushtetutës së BFI-së.

Marketing