Naçi: Janë mbledhur mbi 5 mln euro. Mendojmë që të ndërtojmë deri në 500 shtëpi

Elvis Naçi ka deklaruar sot në “Wake Up” se deri më tani fondacioni “Firdeus” ka grumbulluar mbi 5 milion Euro në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti.
“Me shumën e deritanishme”, tha ai “mund të ndërtohen 260-270 shtëpi ose rreth 3 apo 4 pallate”. Por Naçi theksoi se dëshiron që shifra të arrijë deri në 10 milion Euro dhe pse jo të ndërtohen 500 shtëpi.
“Kemi arritur të grumbullojmë deri tani të deklaruar nëpërmjet bankës “ GoFoundMe”, 5 milionë euro. Donacioni më i madh individual është një shqiptar në Angli, që ka dhuruar 200 mijë paund në një dorë. Pastaj ka pasur shoqata ose organizata që kanë dhuruar 350 mijë euro, janë mbledhur disa biznesmenë në Gjermani kanë mbledhur 1 milionë e gjysmë euro për të ndërtuar 3 ose 4 pallate për njerëzit që janë dëmtuar. Kam dëshirë që të shkojmë deri në 10 milionë euro, ne mund të ndërtojmë 500 banesa ose shtëpia për 500 familje”, ka thënë ai.

Marketing