Nadal për Djokovicin: Bota ka vuajtur mjaft, merreni vaksinën

Rafael Nadali e ka gozhduar Novak Djokovicin duke thënë se bota ka vuajtur mjaft nga Covid-19 në dy vitet e fundit dhe se tenisti serb po i vuan pasojat e vendimit të vet për të mos u vaksinuar.

Marketing

Djokovicit dje përfundimisht iu anulua kërkesa për të hyrë në Australi pasi autoritetet atje i thanë se ai nuk kishte plotësuar kërkesat për COVID-19.

Për këtë aryse tensiti numër një në botë nuk do të mund ta mbrojë titullin në Australian Open më 17 janar. Ekpi ligjor i tij është ankuar për vendimin e autoriteteve në Australi.
Në këtë debat mbrëmë u përfshi edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, i cili kishte thënë se Serbia do ta mbrojë Djokovicin.

Duke folur të enjten, Nadal nuk u përmbajt kur u pyet për ndalimin e Djokovicit nga autoritetet australiane.

“Bota ka vuajtur mjaft. Merreni vaksinën”, tha Nadal, teksa ka thënë se është normale që njerëzit atje janë zemëruar meqë kanë vuajtur shumë nga mbyllja e vendit.

“Sikur të donte, ai do të ishte këtu duke luajtur në Australi pa ndonjë telashe. Por ai vendos për veten e vet. Të gjithë jemi të lirë të vendosim për veten, por pastaj ka pasoja apo jo? Është normale që njerëzit këtu në Australi janë zemëruar me këtë rast, sepse ata kanë kaluar nëpër shumë kohë të vështira me mbylljen e vendit dhe shumë prej tyre nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e veta”, theksoi tenisti spanjoll.

Djokovic është nëntë herë kampion i Australian Open dhe po shpresonte se këtë vit do ta thyente rekordin për më së shumti tituj grand slam në histori, pasi ai ka 20, aq sa Roger Federer dhe Rafael Nadal.