Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka arritur të kualifikohet në finalen e Grand Slamit, Australian Open.
Bartësi i gjashtë në botë triumfoi në gjysmëfinale ndaj tenistit italian, Matteo Berretini 3:1 në sete (6-3, 6-2, 3-6 dhe 6-3).
Kjo është finalja e gjashtë e Australian Open për Nadalin.
Në finale, spanjolli e pret fituesin nga dueli tjetër gjysmëfinal mes Tsitsipas dhe Medvedev.
Nëse triumfon në finale, do të ishte GrandSlami i 21-të për Nadalin, duke tejkaluar kështu para Federerit dhe Djokovicit.