Nafta çmim rekord në krahasim me pagat në Shqipëri

Shqiptarët kanë pagën mesatare vjetore në nivele të ulëta, por çmimin e karburanteve e kanë shumë të lartë, të pakrahasueshëm me asnjë vend rreth. Një çmim të ngjashëm nafte me Shqipërinë ka Uruguai, por atje paga është tre herë me e lartë.

Marketing

Francezët protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës. Taksa ekologjike e ka çuar çmimin e karburantit nga 1.48 euro ose 187 lek sa në Shqipëri, në 1.77 euro. Ndërkohë që rroga mesatare është 2250 euro në muaj. Andi Demo jeton në Francë dhe tregon se për qytetarët francezë kjo është një padrejtësi për këtë arsye në shenjë revolte ata kanë bllokuar kufirin Francë-Belgjikë.

“Kufiri Francë-Belgjikë rruga nacionale që lidh dy vendet është bllokuar, sikundër janë bllokuar gjithë rrugët kryesore. Duke paralizuar Francën. Përse? Sepse është rritur çmimi i naftës, shpirti i basties në aksion. Kështu duhet të veprojmë edhe në si Shqiptarë për padrejtësitë që na bëhen”, u shpreh Andi Demo. Ndërsa në Shqipëri është një tjetër realitet. Litri i naftës këtu varion nga 170-180 lek për litër, ndërsa rroga mesatare kap vlerën e 35 mijë lekëve duke e bërë kështu naftën mallin me te shtrenjte ne krahasim me pagat.