Nagelsmann nis revolucionin te Gjermania, katër emra befasues do të jenë në listë

Gjermania futbollistike është duke pritur me padurim skuadrën e parë të trajnerit të ri të kombëtares Julian Nagelsmann.

Marketing

Nagelsmann me sa duket po planifikon t’i japë më shumë mundësi lojtarëve të ri.

Trajneri i ri ka në listën e tij Maximilian Beierin si debutuesin e parë për kombëtaren gjermane. Sulmuesi 20-vjeçar i Hoffenheim-it tërhoqi vëmendjen në Bundesligë në fillim të sezonit me katër gola dhe një asistim në 245 minuta lojë.

Shanse për t’u nominuar kanë edhe Kevin Behrens nga Union Berlin, sulmuesi i Këlnit, Davie Selke dhe madje edhe Robert Glatzel nga klubi i divizionit të dytë Hamburger SV.

Nagelsmann pritet të shpallë skuadrën brenda pak dite. Nagelsmann do të debutoi muajin e ardhshëm në miqësoret ndaj SHBA-ve dhe Meksikës.