Nagelsmann pritet të marrë drejtimin e Gjermanisë

Drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) kanë biseduar me ish-trajnerin e Bayernit, Julian Nagelsmann për të marrë drejtimin e kombëtares, raporton Bild, transmeton lajmi.net.

Marketing

Gjermania aktualisht është pa trajner pasi Hansi Flick u shkarkua pas humbjes nga Japonia 1:4 në një ndeshje miqësore.

Në ndeshjen ndaj Francës (2:1), “Pancere” drejtohej nga drejtori sportiv i kombëtares, Rudi Feller.

“Bild” kujton se Flick u bë trajneri i parë në historinë e kombëtares gjermane që shkarkohet.

Nagelsman aktualisht është pa punë, pasi u shkarkua nga Bayerni në mars të këtij viti. Ai më parë ka drejtuar Leipzig dhe Hoffenheim.

Mediat gjermane kujtojnë se Nagelsman ka punuar me një numër të madh lojtarësh në këto tre klube, të cilët luajnë për Gjermaninë.

Po ashtu, pretendohet se procesi i përshtatjes në sistemin e lojës do të ishte më i lehtë, veçanërisht duke pasur parasysh se Gjermania pritet të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian vitin e ardhshëm.