Julian Nagelsmann nuk është më në garë për t’u bërë trajner i Chelseat pasi u tërhoq nga gara për të zëvendësuar Graham Potterin.
Nagelsmann besohej të ishte ndër katër pretendentët kryesorë për të marrë frenat në “Stamford Bridge” sezonin e ardhshëm, ndërsa Blutë kërkojnë për trajnerin e tyre të ardhshëm të përhershëm.
Por sipas Fabrizio Romano, ish-trajneri i Bayern Munichut i ka hequr nga priza diskutimet pas ‘raundeve të shumta bisedimesh’, transmeton Klankosova.tv.
Besohet se vendimi i tij është ‘përfundimtar’, që do të thotë se bashkëpronarët e Chelsea, Todd Boehly dhe Behdad Eghbali do të detyrohen të heqin emrin e tij nga lista e ngushtë e menaxherëve.
Së bashku me Nagelsmann, Boehly dhe Eghbali kanë identifikuar ish-menaxherin e Tottenham, Mauricio Pochettino, trajnerin e Burnleyt, Vincent Kompany dhe një kandidat tjetër misterioz si opsione të mundshme.