Nagelsmanni rrezikon suspendimin

Rregullat e UEFA-s janë të qarta. Nuk janë vetëm lojtarët që mund të suspendohen pas dy kartonëve të verdhë.

Marketing

Edhe selektorët rrezikojnë për një gjë të tillë.

I rrezikuar është përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, në duelin e çerekfinales së Evropianit kundër Spanjës.

Nagelsmann këtë të përbashkët e ka me Antonio Ruedigerin, Robert Andrichin dhe Maximilian Mittelstadtin.
Përzgjedhësi dhe tre futbollistët rrezikojnë të mos paraqiten në gjysmëfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë ndaj spanjollëve dhe natyrisht nëse kualifikohen.

Nagelsmanni u ankua në një rast në duelin kundër Danimarkës në një të tetën e finales dhe u ndëshkua me të verdhë në minutën e 59-të.

Lajmi i mirë është se nëse ndonjëri prej tyre nuk ndëshkohet me karton të verdhë në çerekfinale, kartonët do t’u hiqen për ndeshjen eventuale gjysmëfinale.

Ky rregull është bërë që lojtarët të mos rrezikojnë finalen shkaku i suspendimit me kartonë.

Mbrojtësi Jonathan Tah ishte i suspenduar ndaj Danimarkës, por do të kthehet ndaj Spanjës.