Nagoriç i Vjetër, zjarret vihen nën kontroll

Të gjitha vatrat e zjarrit në Komunën e Kumanovës dhe Nagoriçit të Vjetër janë lokalizuar nga Brigadat e zjarrfikësve që prej 5 ditësh po ballafaqohen me flakë të tmerrshme. Erërat vetëm sa e vështirësojnë shuarjen e plotë të zjarreve nga që sporadikisht rindizen vatra të vogla. Nga ekipet e emergjencave civile thonë se aktualisht zjarri afër lokalitetit të Obzervatorit Kokino është shuar ndërsa mbetet fare i pa rrezikshëm zjarri në fshatin Drenak. Ka edhe ekipe rezervë.

Marketing

“Me një kamion të zjarrfikësve dhe një furistradë janë në terren. Ne me kolegët këtu jemi në gjendje gatishmërie nëse ka nevojë të reagojmë. Po bëjmë kontrollin e automjetit dhe të pajisjeve që në çdo moment të jemi të gatshëm për të intervenuar në këtë situatë që gjendemi”

Nga Komuna e Nagoriçit të Vjetër ndanë një ndihmë financiare për familjet e prekura që u dogjën shtëpitë, por thonë që dëme të mëdha janë shkaktuar në territorin e tyre ku me qindra hektarë pyje u dogjën brenda këtyre pesë ditëve.

“Me një ndihmë financiare komuna do ti ndihmoj familjet që kanë pasur dëme materiale dhe në njerëz nga zjarret. Pastaj nëse shteti formon komisione për një ndihmë më afatgjate për familjet e prekura me vendim të Qeverisë, por tani kjo ndihmë është urgjene për t’ju ndihmuar në ditët që kanë nevojë”- deklaroi Zhaklina Jovanovska, Kryetare e Komunës së Nagoriçit të Vjetër.

Nga ana tjetër, asnjë gjurmë nuk u gjet nga e moshuara Stojanka, për të cilën fillimisht u deklarua se u dogj brenda shtëpisë që mori flake nga djegia e pyjeve në fshatin Çellopek të Komunës së Nagoriçit të Vjetër. Edhe deklarata e personit me të cilin po jetonte dhe fqinjëve të saj janë kontradiktore nga ato që thanë një ditë më parë.

“Kur zjarri ishte i lartë, ajo ishte deri këtu në mes të oborrit pastaj iku në dhomë për të shpëtuar dhe më askush nuk arriti të hyjë ta shpëtoj”

“E kërkuan këtu e atje si dje edhe sot asnjë gjurmë nuk gjetën. Sot u gjet diçka si mbetje në tokë por kur erdhën ekspertët e krim teknikës vërtetuan se ai është dru i djegur dhe nuk është ajo”

Ekipet e krim teknikës së policisë edhe sot bënë kërkime brenda gërmadhave të objekteve dhe në fund u konstatua se e ndera 59 vjeçe nuk është djegur brenda atyre hapësirave. Policia me Prokurorinë e Kumanovës hapi hetim për zhdukjen e saj dhe jo zyrtarisht dyshimet janë që ajo ka ndërruar jetë ditë më parë kurse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme për të fshehur gjurmët e krimit eventual.

Marketing