Këngëtari Naim Abazi, ishte së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, ku zbuloi pengun më të madh për bashkëshorten e tij, Mihrije Braha.
Në fakt, historia që ai rrëfen, daton shumë vite mëparë. Naimi thotë: ’Vitin 1995, kemi patur një ofertë për Mihrijen, nga një television që është si MTV sot.
Ajo do të ishte pjesë në arenën ndërkombëtare, dhe më vjen keq që nuk u realizua për shkak të situates dhe gjendjes së shkaktuar gjatë asaj kohe në Kosovë, si dhe mundësitë ekonomike që nuk i kishim, Mihrija nuk arriti ta shfrytëzojë ate ofertë. Mendoj që ky do të më ngelet gjithmonë peng. “