Naim Abazi u përball me fyerje çnjerëzore, detyrohet të kërkojë falje për Halil Kastratin

Naim Abazi është detyruar të kërkojë falje pasi është fyer çnjerëzisht në rrjetet sociale.

Marketing

Këngëtari Naim Abazi ka kërkuar falje për deklaratat e tij për Halil Kastratin hoxhën që viteve të fundit me fonde të donatorëve të ndryshëm po ndërton shtëpi dhe po ndihmon skamnorët.

Në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta pasi Naim Abazi tha se hoxha Halil Kastrati shtëpitë po i ndërton me kontributin e të tjerëve. Ai dhe bashkëshortja e tij, Mihrije Braha janë përballur me fyerje nga më të ndryshmet nga përdoruesit në rrjetet sociale dhe kjo ka bërë që Abazi të sqarojë gjithçka.

Në një video të publikuar, këngëtari thotë se deklaratat e tij janë nxjerrë nga konteksti dhe se ai ka shumë respekt për Halilin, për shoqatën e tij dhe për bamirësitë që bën.

Naim Abazi kërkon falje publike

Naim Abazi kërkon falje publike

Publiée par Revista Kosovarja sur Lundi 25 février 2019