Naim Bajrami nga Fronti Europian: Bashkë ta ndërtojmë Frontin e sovranit për barazi, drejtësi, legjitimitet, demokraci dhe dinjitet

Fronti Europian ka njoftuar gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare për tentativën për inzhinjering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashta-institucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor si dhe me presione partiake ndaj Gjykatës Administrative.

Marketing

Kjo tentativë për inzhinjering zgjedhor ka për qëllim ndryshimin e raporteve të numrave në Kuvend nëpërmjet marrëveshjes politike në tavolinë.

Kredibiliteti i zgjedhjeve dhe i procesit demokratik, u pranua njëzëri dhe u përshëndet nga të gjitha partitë dhe komuniteti ndërkombëtar.

Më pas, me marrëveshje politike dhe plan monstruoz antidemokratik, të gatuar në selitë partiake të VMRO, LSDM dhe Vlen, po tentohet shtrembërimi i vullnetit të qytetarëve.

Seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ishte demonstrim skandaloz i mbivotimit dhe i suspendimit të parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.

Tash, demokracia e vendit dhe besimi mbi procesin është në duart e gjykatës administrative dhe ne ftojmë të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado pale, dhe të mbrojnë kredibilitetin e procesit zgjedhor deri në fund pa hedhur asnjë njollë mbi vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje.

Në mënyrë jo të drejtë dhe me mbivotim si në kohëra të monizmit në KSHZ, u soll vendim për rivotim në disa vendvotime në zonën e 5 dhe 6, pikërisht në vendvotime ku fitues janë palët ankimuese, të cilët votuesit e tyre po i emërtojnë si hajdutë, duke poshtëruar kështu një elektorat të tërë.

Mediat, qytetarët, partite politike, shoqëria civile, komuniteti ndërkombëtar, Brukseli e Uashingtoni, të gjithë bashkë duhet të ndërtojmë Frontin e sovranit për barazi, drejtësi, legjitimitet, demokraci dhe dinjitet për t’i bë ballë këtij rikthimi të sistemit antidemokratik që prodhon kriza ndërkombëtare, ndërfqinjësore, ndëretnike, politike dhe shoqërore.

Marketing