Bllokimi në çdo ditë i rrugëve në Shkup shkakton nervozë tek qytetarët të cilët thonë se trafiku pas dite shkakton maltretim për ta. Ekpertët shprehen të ndarë. Disa prej tyre thonë se për momentin ekziston keqpërdorim të të drejtës për protestë, ndërsa të tjerët thonë se kjo është e drejtë e rëndësishme dhe e drejtë kushtetuese.
Së paku 20 qytetar mundet publikisht të shprehin mendim ose protestë në hapsirë të hapur sipas ligjit për tubime publike, por këto ditë ka pakënaqësi tek qytetarët sepse një grup i vogël i njerëzve bllokojnë për çdo ditë rrugët në qendër të qytetit.
Për momentin është i bllokuar bulevardi Dimitrie Çupovski para Kuvendit nga një grup që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese lidhur me ndryshimin e emrit të shtetit.
Profesoresha Mirjana Najçevska nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politoko-juridike, për Rel thotë se Kushtetuta garanton të drejtën e protestëss, por ajo potencon se në Kushtetutë nuk është e garantuar e drejta për të bllokuar rrugë.
“Protesta bëhet në mënyrë që nuk i cënon të drejtat e të tjerëve. Kur bëhet fjalë për protesta më të mëdha, ata shtrihen në një regjim ndryshe, në paralajmërim dhe marrjen e masave të sigurisë dhe përgjegjësisë të atij që organizon protestën. Në situatë të tillë nuk bëhet fjalë për realizimin e të drejtës për protestë, por bëhet fjalë për uzurpim dhe keqpërdorim të të drejtës për protestë në mënyrë që i cënon të drejtat edhe të të tjerëve”, thotë Najçevska.