Najçevska: LSDM po përsërit çdo aktivitet të VMRO-së

Profesoresha dhe aktivistja e sektorit civil, Mirjana Najçevska akuzon pushtetin e LSDM-së duke e krahasuar me atë të VMRO-së

Marketing

Najçevska madje shkon deri aty sa pretendon se LSDM, VMRO dhe BDI janë së bashku në koalicion.

Sipas saj, nëse kjo qeveri nuk ndryshon mënyrën e të vepruarit atëherë më nuk do të jetë e rëndësishme se kush do ta ketë timonin qeverisës, i cili sipas saj për momentin po rrotullohet në vend.

“Kjo tashmë nuk është qesharake. Është shumë trishtuese. Dhe çfarë ndodhi? LSDM – BDI – VMRO. Hap pas hapi, LSDM-ja po përsërit çdo aktivitet të VMRO-së”- shkruan Najçevska në rrjetin social Facebook.