Najçevska: Njëherë regjistrimi i popullsisë se a janë 20%, pastaj zbatimi i Ligjit për gjuhën shqipe

Profesoresha universitare maqedonase dhe ish-kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, Mirjana Najçevska ka kontestuar sjelljen e Ligjit për gjuhën shqipe dhe përdorimin e tij.

Marketing

“Shpallja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk nënkupton se ai mund të zbatohet menjëherë në praktikë. Para se të fillojnë të ndërrohen emërtime dhe të kërkohet përdorimi i gjuhës shqipe, duhet të dëshmohet se ata a përbëjnë 20 për qind të popullsisë.”, ka theksuar Najçevska, duke shtuar se në momentin kur në ligj vendosni numra, ata duhet të respektohen.

Sipas saj, derisa nga viti 2002 nuk është bërë regjistrimi i popullsisë, momentalisht nuk ka të dhëna se ndonjëra prej bashkësive pakicë etnike a e plotëson kushtin 20 për qind të paraparë në Ligj.