Napoli blen talentin shkupjan dhe shpëton Fenerbahçen nga katastrofa!

Dy vite më parë luante në Maqedoni, te Rabotnicki, tani Eljif Elmas do të luajë në Serinë A, me Napolin!
Kapërcim i pabesueshëm për supertalentin e Maqedonisë së Veriut, i cili sezonin e shkuar spikati te Fenerbahçe, që e zbuloi dhe e bleu në verën e vitit 2017.

Marketing

Tashmë 19 vjeç, mesfushori i talentuar transferohet në Itali, sepse Fenerbahçe nuk ka pritur, duke e zyrtarizuar shitjen e tij, që në fakt nuk është publikuar ende nga vetë Napoli dhe sidomos nga presidenti De Laurentiis, i cili e ka ksim që blerjet t’i prezantojë i pari, në prolin e tij në Twitter.

Kostoja e lojtarit? 16 milionë euro, plus bonuse. Sa për kuriozitet, Fenerbahçe është në hall me UEFA-n për shkak të borxheve dhe një grope gjigante prej 16 milionë eurosh, që rrezikonte klubin turk deri në pikën e përjashtimit për disa sezone nga kupat e Europës. Koincidencë apo jo, borxhi u fshi sot!

Marketing