Armando Broja tashmë është kthyer në dëshirën e skuadrave të mëdha europine, teksa paraqitjet e sulmuesit shqiptarë këtë sezon në Premier League me fanellën e Southampton ka bërë që 20-vjeçari të bjerë në syrin e të gjithëve.
E ardhmja e tij mebetet e pa qartë, pasi Southampton kërkon ta mbajë edhe për një sezon të huazuar, nga krahu tjetër Chelsea që zotëron kartonin e tij e shikon pjesë të formacionit për sezonin e ri.
Por përveç tyre në Seria A, Napoli është “dashuruar” me “shqiponjën” kuqezi, pasi sipas asaj që raporton “BBC Sport”, drejtuesit italianë kërkojnë me patjetër transferimin e Brojës në “Maradona” gjatë merkatës së verës.
20-vjeçari i cili ka shënuar 9 golave dhe 5 asistimeve në 36-të paraqitjeve sezonale me “Shenjtorët”, është një nga emrat e parë për të zëvendësuar Victor Osimhen, me këtë të fundit që me shumë gjasa do të kalojë në Premier League te skuadra e Manchester United.