Napolit i lëndohet sulmuesi

Trajneri italian nuk do të mund të llogarisë në njërin prej lojtarëve kryesorë. Simone Verdi mund të mungojë deri në tri javë jashtë fushave për shkak të lëndimit. Reprezentuesi italian u lëndua në ndeshjen ndaj Udineses të shtunën mbrëma, dhe sot pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore për ta kuptuar se sa do të mungojë. Corriere Dello Sport shkruan se Verdi nuk pritet të kthehet para tri javëve. Verdi u transferua këtë verë nga Bologna për 25 milionë euro dhe deri më tani ka realizuar një gol me fanellën e Napolit.

Marketing
Marketing