NASA e hap stacionin ndërkombëtar për turistë, bileta për atje 60 milionë dollarë

Lajme të mira për turistët e pasionuar këto ditë vijnë nga NASA, pak njerëz e kanë vizituar këtë pikë që e hapën edhe për turistë, nata do të ju kushtojë 35 mijë dollarë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Marketing

Agjencinë Amerikan i Gjithësisë njoftoi se do të hapë stacionin në orbitë për turizëm dhe aktivitete të biznesit.
Do të jenë deri në dy misione të shkurta në vit për astronaut privat njoftoi Robyn Gatens zëvendës drejtori i stacionit ndërkombëtar. Ata njoftuan se astronautëve privat do të ju lejohet të qëndrojnë në stacion për 30 ditë, duke udhëtuar me fluturake amerikane.

Jeff DeWitt udhëheqësi financiar i NASA ka thënë se “NASA po e hap Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë ndaj veprimtarive komerciale dhe po reklamojmë këto veprimtari si asnjëherë më parë”.

Dy kompanitë e kontraktuara nga NASA janë SpaceX e Elon Musk, që do të përdorë kapsulën e vet “Dragon”, dhe kompania tjetër Boeing që po ndërton fluturaken e vet “Starliner”.

Këto kompani është e mundshme që do të faturojnë fluturimin për klientët e tyre rreth 60 milionë dollarë për fluturim, as sa ju kushton edhe NASA për astronautët e tyre. Këto kompani do të jenë përgjegjëse për caktimin e ekuipazhit fluturues dhe sigurimin shëndetësor të astronautët privat dhe trajnimin e duhur të tyre.

NASA më parë e kishte ndaluar qasjen në stacionin në orbitë për veprimtari komerciale apo hulumtime private. Stacioni ka filluar të ndërtohet më 1998 së bashku me Rusinë. We are going to the Moon — to stay.