NASA kërkon liderë fetarë për të përgatitur njerëzimin për kontaktin me alienët

Një prift, një rabin dhe një hoxhë ishin mes teologëve të pajtuar nga agjencia hapësinore amerikane NASA për të ekzeminuar sesi do të reagonte njerëzimi nëse do të zbulohej jetë aliene në planetë të tjerë, ose dhe në tokë.

Marketing

24 studiues fetarë janë rekrutuar për të marrë pjesë në programin e posaçëm të Qendrës së Hetimit Teologjik në universitetin Princeton në New Jersey, SHBA.

Qendra ka marrë një grant prej $1.1 milionë nga NASA me objektivin kryesor “ndërlidhjen e mirëkuptimit” mes akademikëve të disiplinave të ndryshme, shkencëtarë e politika-bërës për ato që quante “çështje globale.”

Programi kërkon të vlerësojë sesi do të reagonin besimet kryesore fetare për ekzistencën e jetës përtej asaj të tokës, dhe se si një zbulim i tillë mund të ndikojë te koncepti i Zotit dhe Krijimit.

Studiuesi fetar i Universitetit të Cambridge, Reverend Dr Andrew Davison, i cili ka gjithashtu doktoraturë kimie nga Oxford, është mes pjesëmarrësve të programit të sponsorizuar nga NASA.

Davison në librin e tij të pritur që del këtë vit me titull “Astrobiologjia dhe Doktrina Kristiane”, trajton dhe çështjen e mundësisë së krijimit të jetës nga Zoti në planete të tjera, duke theksuar se mundësia e prezantimit me jetën aliene po bëhet gjithnjë e më reale.

“Tradita fetare është një aspekt i rëndësishëm në mënyrën sesi një zbulim i tillë mund të ndikojë te nejrëzimi,” shkruan Davidson në një koment në faqen e University of Cambridge.

Pas studimit të një kopjeje të librit, e përditshmja ‘The Times’ llogariste se “në një rast të tillë një numër i madh njerëzish do të kërkonin shpegime nga feja e tyre” për atë që do të thotë “jetë aliene” ose për faktin se çfarë do të thotë jeta aliene në lidhje me “pozitën dhe dinjitetin e jetës njerëzore”.

“Zbulimi i jetës aliene mund të vijë brenda një dekade, për disa shekuj ose kurrë, por kurdo që të ndodhë, do të jetë mirë të kemi menduar paraprakisht për pasojat”.

Trë tjera figura fetare si peshkopi anglez i Buckingham, Alan Wilson, rabini Jonathan Romain i Maidenhead, dhe Imam Qari Asim i xhamisë së Leeds, kanë thënë se mësimet e besimeve kryesore nuk do të ndikohen nga zbulimi i jetës aliene, sipas The Times./TRTWorld/