Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, ka nisur të enjten një mision në Mars, përmes së cilit do të dërgojë një pajisje në këtë planet për të kërkuar nëse ka ndonjë fosil eventual.
Ky mision mëton të dërgojë në Mars pajisjen e pestë për kërkime bashkë me një dron, njëherësh i pari i dërguar në një tjetër planet.
Anija kozmike amerikane është nisur në Florida.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, pajisja e ashtuquajtur Perseverance (Këmbëngulja) do të arrijë në Planetin e Kuq më 18 shkurt të vitit 2021.
“Ka një arsye përse e quajmë robotin Këmbëngulja. Sepse shkuarja në Mars është e vështirë”, ka thënë administratori i NASA-s, Jim Bridenstine pak para nisjes.
“Është gjithmonë e vështirë. Nuk është kurrë e lehtë. Në këtë rast është më e vështirë se kurrë më parë sepse jemi duke vepruar në mes të pandemisë”, ka shtuar ai.
Bridenstine ka sqaruar se kjo është nisja e nëntë e NASA-s drejt Marsit, derisa një prej pajisjeve është ende aktive.
Roboti është thënë të ketë udhëtuar 23 kilometra të Marsit prej kur ka arritur atje më 2012.
Kina ka nisur një pajisje të ngjashme po ashtu në Mars, e cila pritet të arrijë atje në maj të vitit të ardhshëm.
Kjo i bie që tri pajisje mund të jenë në këtë plan deri në mesin e vitit të ardhshëm.
Misioni kryesor i robotit Këmbëngulja do të jetë për të kërkuar nëse ka pasur shenja të jetesës së zhvilluar dikur atje.