NASA siguron një mostër të gurit nga planeti Mars

Pajisja për eksplorimin e hapësirës e NASA-s ka arritur të marrë mostrën e parë të një guri nga planeti Mars për ta sjellë në Tokë.

Marketing

Inxhinieri kryesor i anijes, Adam Steltzner e quajti një “një mostër bazë perfekte”.“Nuk kam qenë kurrë më i lumtur”, shkroi ai në Twitter të enjten.

Përpjekje për të marrë një mostër guri nga planeti Mars u bënë edhe një muaj më parë. Por, pajisja “Perseverance” gërmoi në gurë më të butë dhe mostra u thërmua dhe nuk hyri brenda tubit të titaniumit.

“Perserverance” arriti në Mars në Shkurt në kërkim të gurëve që mund të tregojnë për dëshmi të jetës antike.

NASA planifikon të nisë anije të tjera kozmike. Inxhinierët po shpresojnë të sjellin rreth 36 mostra brenda dekadës.