Sateliti i NASA-s ka bërë të mundur zbulimin e një prej shpërthimeve më të fuqishëm vullkanike në planet, i cili ka çliruar një sasi aq të madhe avulli, sa mund të ngrohe përkohësisht sipërfaqen e Tokës.
Kur vullkani nënujor Hunga Tonga-Hunga Ha’apai shpërtheu më 15 janar, 40 milje (65 kilometra) në veri të kryeqytetit të Tongës, ai krijoi një cunami si dhe zhurmë shumë të madhe.
Shpërthimi dërgoi një shtëllungë të lartë avulli uji në stratosferë, e cila ndodhet midis 8 dhe 33 milje (12 dhe 53 kilometra) mbi sipërfaqen e Tokës.
Kjo sasi uji ishte mjaftueshëm për të mbushur 58,000 pishina me përmasa olimpike, sipas zbulimeve nga një satelit i NASA-s.
Zbulimi u bë nga instrumenti Microwave Limb Sounder në satelitin Aura të NASA-s. Sateliti mat avujt e ujit, ozonin dhe gazrat e tjerë atmosferikë.