Pas mesnate Kuvendi ka konstatuar edhe dorëheqjen e Naser Nuredinit nga BDI. Janë konstatuar dorëheqjet e Zoran Zaevit, Lupço Nikollovskit, Radmilla Shekerinskës, Oliver Spasovskit, Milla Carovskës dhe Nikolla Dimitrovit.
Në vend të tyre janë verifikuar mandatet e deputetëve të rinj- Dragica Gjavoçanova, Zekir Ramçilloviq, Belkisa Zeqiri, Sllavjanka Petrovska, Snezhana Kaleska- Vançeva dhe Mirosllava Bogdanovski.
Konstatimet e dorëheqjeve të ministrave të ardhshëm dhe verifikimet e mandateve të deputetëve të rinj është mbajtur në seanca të posaçme parlamentare. Pas konstatimit të dorëheqjeve dorëzohet informatë deri te KSHZ e cila dërgon raport deri te Kuvendi me emrin e deputetit të ri ku pason verifikimi i mandatit të tij në sallën parlamentare.
Seancat janë mbajtur pa praninë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Të Majtës, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.