Naser Veliu i riu, ambasador për ndryshime klimatike, nip i dëshmorit Naser Veliu filloi studimet në Universitetin e Mançesterit

I ndodhur në pozicionin për të zgjedhur mes 5 universitete prestigjioze, siç janë: King’s College London, The University of Edinburgh, The University of Manchester, The University of Sheffield dhe University of Leeds, i riu nga Gostivari Naser Veliu ka zgjedhur Universitetin e Manchester për të filluar studimet në elektro inxhinieri, njofton Gostivari Sot

Marketing

Sukseset e arritura në “Yahya Kemal College – Tetovë” si nxënës i rregullt në këtë shkollë, kanë bërë të mundur që Naser Veliu i riu nga Gostivari i cili njihet si nip i dëshmorit të kombit, Naser Veliu, iu mundësua të vazhdon mësimet respektivisht studimet në një nga pesë universitete prestigjioze të botës.

Naser Veliu, krahas sukseseve në shkollë është aktiv edhe në shoqërinë civile. Së fundmi, nga “Go Green” u shpall ambasador i ri për ndryshime klimatike, ndërsa aktiv është edhe në shoqatën Environmental Youth Organization-EYO dhe Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme – UNSHM.

Në proektin Heronjtë e ri, Naseri filloi akcion për pastrimin e lumit Vardar dhe shtegut për ecje nga Gostivari deri në fshatin Vërtok, duke dëshmuar përegjegjësi shoqërore.

Veliu ka marë pjesë dhe në gara të ndryshme shkollore dhe gjithmonë është kthyer me vendin e parë.

Kujtojmë që Naser Veliu është trashigimtarë i një familje atdhetarësh nga rrethina e Gostivarit, respektivisht fshati Sërmnovë. Ai bart emrin e gjyshit të tij, dëshmorit të kombit Naser Veliu.