Naser Ziberi nga Kërçova: Fitorja jonë nuk është në dëm të qytetarëve por në dëm të LSDM-së dhe VMRO-së

Kandidati për Kryeministër në Republikën e Maqedonisë së Veriut,z.Naser
Ziberi së bashku me Shtabin Qendror Zgjedhorë të BDI-së, qëndroi në
komunën e Kërçovës, ku para të pranishmëve elaboroi se pse me datë 15
korrik të këtij viti  në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare duhet
të rrethohet numri 9-të.

Marketing

“Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë sepse me 15 korrik nuk do të
prodhojmë një kryeministër të LSDM-së dhe VMRO-së, por duhet të
prodhojmë një kryeministër që jep garanci për barazi dhe ky kryeministër
është i mbështetur nga vetë ideja që e ka dhënë kryetari i Bashkimit
Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti,” u shprehë në fillim të fjalimit
të tij kandidati për kryeministër të RMV-së, z.Ziberi.

Në vazhdim të fjalimit, z.Ziberi tha se janë numëruar shumë projekte të
realizuara deri më tani që nuk mund të mohohen nga askush por për të
ecur përpara dhe për ti rritur kapacitet e për ta bërë Maqedoninë një
vend të barabartë e me perspektivë nevojitet unitet.

“Sot përballemi me pandeminë dhe kjo pandemi kërkon bashkim. Kemi sfidën
që e kemi përball anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe kjo gjë kërkon
unitet, por ky unitet kërkon barazi dhe drejtësi. A mund të themi se kjo
barazi është e mjaftueshme! A është Maqedonia shtet me vlera evropiane
dhe demokratike ku dy kryetarët e partive më të mëdha maqedonase janë të
antagonizuar në skajshmëri mirëpo kur është vjen puna për kryeministrin
shqiptarë ata tregtojnë me deputet në mes vete! Mund të flasim për një
Maqedoni, me vlera evropiane kur kemi kundërshtarë që është kundër asaj
që unë deklaroj se fëmijët tanë duhet të mësojnë gjuhën e njeri  tjetrit
dhe të kuptohemi më mirë! A mund të themi se jemi shtet evropian kur
rijmë para një himni i cili na përjashton?!Padyshim që përgjigja është
JO dhe prej këtu buron  ideja e z. Ahmetit që të bëjmë betejën
përfundimtare që të kemi një kryeministër shqiptarë dhe një Qeveri që do
të eliminoj edhe barrierat e fundit për arritjen e këtij synimi,”
theksoi Ziberi.

Kandidati  për kryeministër të RMV-së, Ziberi shtoi se ideja e z.Ahmetit
do të jetë si një udhërrëfyes i parë në Qeverinë e ardhshme ku do të
krijohet instrumenti që do të detyrojë kundërshtarin politik që duke u
ulur në tavolinën e bisedimeve vendimet të merren me pëlqim të
përbashkët.

“Kemi një program që do të realizoj barazinë e vërtet duke krijuar një
gjykatë që do të merret me hetimin e të gjitha rasteve gjyqësore të
motivuara qoftë etnikisht apo politikisht.  Ne do të jemi luftëtarë të
një barazie ekonomike, prandaj të gjitha investimet kapitale do ti
shpërndajmë në mënyrë të barabartë për gjithë qytetarët në vend. Këto
përcaktime tona i shqetësojnë kundërshtarët tonë sepse e dinë se fitorja
është në të mirën e  qytetarëve dhe në dëm të atyre që duan ta mbajnë
këtë sistem mbi polar dhe të antogonizuar. Fitorja jonë nuk është në dëm
të qytetarëve por në dëm të LSDM-së dhe VMRO-së. Të dashur qytetarë me
15 korrik na bashkoheni në fitoren tonë të madhe, na bashkoheni që duke
rrethuar numrin 9 –të, rrethoni perspektivën tuaj,  rrethoni
kryeministrin e parë shqiptarë,” tha në fund të fjalimit të tij z.
Ziberi.