Shpërthime të shumta janë ndjerë këtë të premte në mbrëmje në Kiev, ndërsa sirenat e sulmit ajror dëgjohen në të gjithë kryeqytetin.
Burime ende të pakonfirmuara flasin për tre deri në pesë shpërthime të mëdha në Kiev.
Teksa dëgjohen një nga sirenat e luftës, televizioni lokal “Pryamyy” ndërpreu programin me mesazhin: “Do të kthehemi pasi të ketë mbaruar paralajmërimi për sulmin ajror“.
Shpërthime raportohet se janë dëgjuar edhe në Donetsk, rajoni i shkëputur në Ukrainën lindore.
Shpërthime raportohet se janë dëgjuar edhe në Donetsk, rajoni i shkëputur në Ukrainën lindore.
Më herët, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet e SHBA-së për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe për të vendosur sanksione të ashpra Presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se masat e SHBA-së do të përfshijnë dhe një ndalim udhëtimi për Putinin.
Këtë të premte, NATO mblodhi në një samit virtual krerët e shteteve anëtare të aleancës. Në përfundim të takimit shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të dërgohen më shumë trupa në Europën lindore.
“Aleatët e NATO-s aktivizuan planet tona të mbrojtjes dhe si rezultat ne po vendosim elementë të Forcës së Reagimit të NATO-s në tokë, në det dhe në ajër për të forcuar më tej qëndrimin tonë dhe për t’iu përgjigjur çdo rasti”.
Ukrainasit ndërkohë po mobilizohen vullnetarisht, duke marrë armët në mbrojtje të atdheut. Ukraina thotë se 18.000 mitralozë janë shpërndarë deri më tani. Burrave të moshës 18-60 vjeç u ndalohet të kalojnë kufirin.
OKB nga ana tjetër thotë se po rrit operacionet për të ndihmuar civilët e prekur nga pushtimi rus. Sipas raportimeve, më shumë se 100.000 qytetarë janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre.