NATO e BE, qytetarët presim anëtarësim të shpejtë

Qytetarët presin anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Sipas tyre, përveç stabilitetit dhe sigurisë, anëtarësimet do të sjellin edhe të mira ekonomike.

Marketing

“Sigurisht që pres të anëtarësohet dhe të ndikojë në sigurinë në rajon. Më pas të vijnë më shumë investitor të huaj, shanse më shumë për të rinjtë që të mos ikin dhe të punojnë për shtetin e tyre”.

“Për rininë do të bëhet më mirë sepse ndoshta nuk duan të gjithë të ikin jashtë, por duan të rrinë këtu”.

“Mendoj që po. Do na hapën dyert për perspektivë në shkencë, ekonomi, shtet ligjor, siguri etj”.

“Është i nevojshëm anëtarësimi. Do t’i sjell të gjitha të mirat si këtu ashtu edhe në Shqipëri dhe Kosovë”.

“A ka shqiptar që nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO. Sigurisht që pres. Do të ketë gjëra të mira, si fillim një shtet stabil, do të ketë paqe dhe në të ardhmen shpresoj të anëtarësohemi edhe në BE”

“Unë pres të ulen çmimet, TVSH. është shumë me rëndësi si do të jetë jeta. Njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”.

“Të mirat e sigurisë, financave dhe të gjitha mirat tjera”.

“Turistët që takuam në Shkup kanë mendim tjetër. Sipas tyre, NATO nuk do t’i sjell pritjet e qytetarëve – shprehen qytetarët e anketuar”.

“Nuk ka organizatë luftarake e cila do paqen. Ajo duhet përballur me luftë. Kjo është NATO. Nuk ekziston më. Po i ulë vendet në gjunjë ashtu siç e uli Bullgarinë. Populli nuk do luftë, duam paqe. Çfarë garancie janë 100 tanke amerikane aty, kur neve i kemi 200 si shtet. Nga kusht të mbrohemi, nga vetja, apo nga ju”, thotë një turist nga Bullgaria.

“Nuk e di por për mendimin tim është çështje e komplikuar. Një numër i madh i të rinjve do të largoheshin drejtë perëndimit dhe kështu i gjithë Ballkani do të mbetet popullatë e moshuar ashtu siç ka mbetur Kroacia pas anëtarësimit. E gjithë rinia ka ikur nga atje”, thotë një turist nga Serbia.

Rezultatet e anketave të realizuara së fundmi tregojnë se rreth 70 për qind e qytetarëve duan anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike, ndërsa rreth 45 për qind presin që vendi të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së në të ardhmen e afërt./Alsat

Marketing