NATO fton zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare

NATO ka ftuar zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkohen aleancës ushtarake, sipas një deklarate nga krerët e shteteve dhe qeverive anëtare të mërkurën.

“Sot, ne kemi vendosur të ftojmë Finlandën dhe Suedinë që të bëhen anëtarë të NATO-s dhe ramë dakord të nënshkruajmë Protokollet e Anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.

Marketing

Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pas ftesës, “ne kemi nevojë për një proces ratifikimi në 30 parlamente; kjo kërkon gjithmonë pak kohë, por unë pres që të shkojë  shpejt sepse aleatët janë të gatshëm të përpiqen të bëjnë atë proces ratifikimi të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”.