NATO i bën thirrje Rusisë të mos kufizojë lëvizjen e lirë në Detin e Zi

NATO shprehu shqetësim rreth planeve të Rusisë për të kufizuar hyrjen në disa pjesë të Detit të Zi dhe ngushticës Kerch, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo do të ishte një veprim i pajustifikuar dhe pjesë e një modeli më të gjerë të sjelljes destabilizuese nga Rusia”, tha në një deklaratë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Ajo i bëri thirrje Rusisë “të sigurojë hyrje të lirë në portet ukrainase në Detin Azov dhe të lejojë lirinë e lundrimit”.

Marketing

Lungescu tha se Rusia ka rritur praninë e saj ushtarake në dhe rreth gadishullit që kur e aneksoi Krimenë në mënyrë të paligjshme.

“Aleatët e NATO-s nuk e njohin dhe nuk do ta njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë”, tha ajo.

Në javët e fundit, Rusia ka mbledhur forca të gatshme për luftime pranë kufirit ukrainas, që konsiderohet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si “mbledhja më e madhe e trupave ruse që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë në vitin 2014”.

Forcat ruse hynë në Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në shkurt 2014, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin zyrtarisht e ndau rajonin në dy subjekte federale të Federatës Ruse muajin tjetër.

Turqia dhe SHBA, si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e vlerësojnë aneksimin si të paligjshëm, ashtu si BE, e cila vendosi sanksione ndaj Rusisë.



. .

Marketing