NATO miraton dërgimin e forcave shtesë në Kosovë

NATO do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë, pas sulmit terroristë më datën 24 shtator.

Marketing

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se aleanca ka miratuar dërgimin e forcave të cilat do të kontribuojnë për të ruajtur stabilitetin në veriun e Kosovës.

Po ashtu, Stoltenberg i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që ulen në tyezën e dialogut sa më parë.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë situatën. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përshëndetur vendimin e NATO-s, duke thënë se Serbia dëshiron të destabilizojë rajonin me ndihmën e Rusisë.