NATO, mision i kompletuar i Ali Ahmetit

Me votimin në parlament, të ndryshimeve Kushtetuese, për ndërrim të emrit, si obligim I dalur nga marrëveshja e Prespës, Maqedoni kaloi fazën e fundit administrative për anëtarsim në NATO dhe BE.

Marketing

Edhe kjo temë u sublimua më tani e disa vite. Disa parti dhe lider politik, u krijuan dhe u zhdukën në këtë temë. Ali Ahmeti, I vetmi lider politik, që nga viti 2001 ishte partner i NATO-s, në Maqedoni. Intergimi në NATO dhe BE, ka qenë një refren I përsëritur në çdo paraqitje të Ahmetit.

Ai, madje, ishte dakord që të paguaj kosto politike, madje edhe të humb në autoritet, por, vetëm procesi I integrimit në strukturat euroatlantike I filluar nga 2001, të përfundojë me sukses. Ja që erdhi momenti, që z.Ahmeti, të fillojë me NATO-n, të kontribuojë dhe në fund të anëtarësojë vendin në këtë organizëm ndërkombëtarë të sigurisë.

Procesi i euroatlantik ishte një mision dhe një sakrificë që z.Ahmeti, e kishte filluar që nga 2001, kur dështoi ndarja e shtetit, por këtë e kishte edhe garanci nga faktori relevant ndërkombëtarë dhe SHBA-të.

Thënë ndryshe, Ali Ahmeti, I kushtoi një karier politike anëtarësimit në NATO dhe BE. Sistemi i vendit, që nga 2001 deri më tani përjetojë një transformim administrativ, ideologjik dhe tani edhe emri Republika e Maqedonisë Veriore.

Maqedonia e Veriut, tani do të frymojë më lirshëm, nga shpirtrat e ligë të orientimit lindoro-rusë!
Shkruan: Afrim TANALLARI

Marketing