NATO ndërton bazë ajrore në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Marketing

“Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milionë euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës. Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës”, thuhet në postim.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Asaj i është dhënë statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2014 dhe ka marrë rekomandim pozitiv për nisjen e negociatave.

Marketing