NATO: Vendimet për Urën e Ibrit duhet të vijnë përmes dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të martën ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për çështje politike dhe politikë të sigurisë të NATO-s, Boris Ruge.

Marketing

Ruge thekson se vendimet lidhur me urën mbi lumin Ibër duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar.

“NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Sot me presidenten Vjosa Osmani bëmë një bilanc të asaj që u arrit. Për urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”, ka shkruar Ruge në X pas takimit me Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge tha se i ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.