NATO:Bisedimet mes Turqisë, Finlandës e Suedisë të vazhdojnë deri në një zgjidhje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ai ka folur me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për rëndësinë e dyerve të hapura të NATO-s pas ofertave të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Marketing

Në këmbim, presidenti i Turqisë i tha atij se Ankaraja nuk do i shikonte pozitivisht kërkesat e Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk tregojnë qartë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera.

Sot Erdogan zhvilloi një telefonatë me liderët e dy vendeve për të diskutuar shqetësimet e tij.

Stoltenberg shkroi në Twitter: “Ne pajtohemi që shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh dhe bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje”.