Sezoni i ri në NBA ka ardhur me më shumë spektakël se çdo sezon tjetër viteve të fundit.
Është e qartë se konkurrenca është rritur jashtëzakonisht shumë dhe tashmë luajnë më shumë se dy skuadra për titullin e kampionit.
Kampioni në fuqi, Golden State Warriors nuk është në momentin më të mirë. Ata përveç lëndimeve po përballen edhe me përçarje në skuadër.
Cleveland në anën tjetër janë shuar me largimin e LeBron James në drejtim të LA Lakers.
Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors janë dy skuadrat që kanë bërë befasi për të mirë këtë sezon.
Raptors të udhëhequr nga Kawhi Leonard janë skuadra e parë në konferencën lindore dhe njëkohësisht më e mira në NBA, me 19 fitore në 23 ndeshje të luajtura.
Bucks në anën tjetër regjistrojnë 15 fitore në 21 takime, të udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo.
Është pikërisht ky i fundit që prinë në garën për MVP deri në këtë pikë të sezonit.
Greku regjistron një mesatare prej 33.8 minutave për lojë, në të cilat ka arritur 27.3 pikë për ndeshje me një saktësi prej 57.7%.
Antetokounmpo gjithashtu regjistron 12.9 kërcime për lojë dhe 6 asistime.
Pas tij në listë janë edhe:
Joel Embiid
LeBron James
Kawhi Leonard
Kevin Durant
Damian Lillard
Stephen Curry
Kyle Lowry
Tobias Harris
Anthony Davis /Lajmi.net/