Yjet nga TV edhe nga filmi u drejtuan në The Beverly Hilton në Los Angeles për Golden Globes 2025.
Në këtë ceremoni spikati filmi “The Brutalist”, që sjell historinë e një arkitekti të mbijetuar nga Holokausti, teksa përpiqet të rindërtojë jetën e tij në Shtetet e Bashkuara, duke fituar tre çmime të rëndësishme
Në të njëjtën mbrëmje, Kinemaja franceze shkëlqeu teksa Filmi “Emilia Perez” i regjisorit Jacques Audiard triumfoi në “Golden Globes”, duke rrëmbyer katër çmime, përfshirë atë për komedinë më të mirë.
Regjisori Brady Corbet fitoi çmimin për regjisorin më të mirë, ndërsa Adrien Brody mori çmimin për aktorin më të mirë.
Filmi “Flow” u shpall filmi më i mirë i animuar, ndërsa “Wicked” mori çmimin për arritje kinematografike dhe sukses në arkëtime.
Ceremonia u drejtua nga Nikki Glaser dhe ndau çmime në 27 kategori për film dhe TV, ndërsa procesi i votimit pësoi ndryshime teksa u krye nga një grup ndërkombëtar gazetarësh. /