Ndahen Stupcat pas bashkëpunimit 20-vjeçar

Mensur Safqiu, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi pas plotë 20 vitesh bashkëpunimi, i kanë dhënë fund grupit humoristik “Stupcat”.

Marketing

Pas dy dekadash plotë humor, treshja e aktorëve janë ndarë mes vete për nga ana profesionale, ndarja e Stupcave ka ndodhur qysh para disa muajsh, ka treguar për Gazetën Online Reporteri.net një burim i afërt me aktorët, derisa të tre aktorët janë duke e vazhduar karrierën e tyre veçmas nga njeri tjetri.

Vedat Bajrami krahas projekteve të tij në serialet turke, se fundi ka sjellë edhe katër skeçe, të parin, “T’fala nga Haga’, e publikoi me 17 Shkurti, që bëri bujë të madhe dhe u kritikua.

Të katër projektet e tij, Vedati i publikoi në kanalin e tij në Youtube, e jo në atë zyrtarin të Stupcave, siç ndodhte në të kaluarën.

Kur jemi te kanali në Youtube, në atë zyrtar të Stupcave, skeçi i fundit i publikuar është në fund të tetorit të vitit të shkuar, për me tepër është një skeç në të cilin shfaqet veç Osman Azemi, pa Vedat Bajramin dhe Mensur Safqiun derisa skeçi i fundit i treshes së bashku i publikuar në Youtube është “Fuka, Misini, Sabilja – Ku.rbani te Dera”, i publikuar me 30 prill 2021.

Nga ana tjetër, Osman Azemi pas ndarjes së Stupcave karrierën po e vazhdon në televizion, me një emision të tij humoristik që pritet të nisë së shpejti në Klan Kosova, duke e kthyer para publikut personazhin e dashur “Teta Gjyle”.

Vetëm për Mensur Safqiun ende nuk dihet se si po e vazhdon karrierën pas ndërprerjes së bashkëpunimit gati 20 vjeçar me Vedat Bajramin dhe Osman Azemi.

Ndryshe, Stupcat kanë debutuar për herë të parë në vitin 2002, fillimisht grupi përbehej nga Osman Azemi, Vedat Bajrami, Blerim Qeriqi, Agron Sokoli dhe Feim Ademi për shkak të obligimeve të 3 pjesëtarëve (Blerimit, Agronit dhe Feimit) në grup mbeten vetëm Vedat Bajrami dhe Osman Azemi por me vonë këtij grupi në vitin 2004 iu bashkëngjit Mensur Safqiu.

Marketing