Ndahet ASH dhe BESA në Tetovë!?

Në vigjilie të zgjedhjeve për Këshillin Komunal sërish kanë dalë në pah ndarjet e thella që ekzistojnë në kampin politik shqiptarë që zakonisht bëhen për koalicione formale që u vjen për shtati vetëm interesave të njërës palë duke shfrytëzuar tjetrën Informon Tetovasot.
Në vijë të kësaj sërish pritet të kemi një ndarje të dy partive shqiptare që administrojnë disa komuna por që janë opozitë në nivel qëndrorë pra BESA dhe Aleanca për Shqiptarët.

Marketing

Për Këshillin e Komunës dy partitë do të garojnë me lista të tyre edhe pse Bilall Kasami ka kërkuar me një listë të përbashkët pra duke ndarë kulaçin 50 me 50.
Por në këtë drejtim ka qenë kreu I Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela që nuk ka pranuar pasi ASH është më e fortë se BESA.
Të përkujtojmë se BESA për shkak të politikave të gabuara në pak muaj në Komunën e Tetovës humbi mbështetjen e Këshilltarëve dhe bashkë me të shumicën që çoi në zgjedhje të reja që mbahen muajin e ardhshëm.Anketat e fundit tregojnë se Besa vazhdon ta humb mbështetjen elektorale.Tetovasot