Ndahet Çmimi shtetëror “22 Nëntori”, fitues të sivjetmë, Agim Vinca dhe Amet Selmani

Në një ceremoni të organizuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u nda Çmimi shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2023.

Marketing

Në shenjë mirënjohjeje për arritjet në sferën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Çmimi “22 Nëntori” iu nda prof. dr. Agim Vincës, studiues dhe shkrimtar, si dhe shkrimtarit Amet Selmani. Me arritjet e tyre shkencore dhe krijuese, dy fituesit e merituan këtë çmim theksoi prof. dr. Mixhait Pollozhani, në emër të Këshillit për ndarjen e çmimit.

“Urojmë që çmimi “22 Nëntori”, i cili ndahet për nder të kësaj dite të rëndësishme të historisë sonë, le të jetë një mirënjohje për fituesit e këtij viti prof. dr. Agim Vinca dhe Ahmet Selmani, të cilët me arritjet e tyre shkencore dhe krijuese e merituan këtë çmim.”, – theksoi anëtari i Këshillit për ndarjen e çmimit, prof. dr. Mixhait Pollozhani.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm përfaqësuesit shtetërorë dhe diplomatë, si dhe mysafirë të ftuar. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)