Ndahet nga jeta aktori legjendar i Harry Potter

“Ne jemi të lënduar teksa njoftojmë humbjen e Sir Michael Gambon. Ai vdiq i qetë në spital me gruan e tij Anne dhe djalin Fergus pranë shtratit të tij, pas një periudhe ku u trajtua për pneumoninë.”

Marketing

Kështu e ka njoftuar familja ndarjen nga jeta në moshën 82-vjeçare, të aktorit legjendar të filmit Harry Poter, Michael Gambon.

Gambon u bë i njohur për rolin e tij si drejtori i Hogwarts-it, kur në serinë e tretë të filmit Harry Poter zëvendësoi Richard Harrisin në rolin e Albus Dumbledore.

Michael e nisi karrierën e tij të aktrimit më shumë se 60 vjet më parë dhe ishte një nga anëtarët e Teatrit Kombëtar Mbretëror së bashku me Laurence Olivier.

Ai bëri debutimin e tij në aktrim në një produksion të Othello në Dublin në vitin 1962, duke u bashkuar shpejt më pas me Teatrin Kombëtar në Londër dhe duke vazhduar të punojë në skenat në mbarë Mbretërinë e Bashkuar, Nju-Jork dhe Gjermani. Othello ishte gjithashtu filmi i tij i parë në 1965.

Ai gjithashtu luajti detektivin francez Jules Maigret në serialin ITV Maigret, si dhe luajti në serialin e BBC, The Singing Detective.

Kohët e fundit, 82-vjeçari u shfaq në Sky Atlantic’s Fortitude dhe filmin biografik për Judy Garland.

Michael ishte i dekoruar për rolin e tij në skenë dhe ekran, duke fituar çmimet Oliviers, BAFTA dhe Emmy në karrierën e tij që zgjati për gjashtë dekada.