Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen e ish-mbrojtësit brazilian të Milanit, Serxhinjo.
Djali i tij 20-vjeçar, Diego, është ndarë nga jeta.
Ka qenë klubi i Milanit që përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta para kohe të 20-vjeçarit Diego.
”Ne mblidhemi rreth Serxhinjos dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tyre Diego. Gjithmonë ne zemrat tona”, thuhet në postimin e Milanit.
Për momentin nuk janë dhënë detaje për atë që ka ndodhur.