Mbrëmë ka ndërruar jetë Reshat Ramadani, profesori i mirënjohur i gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup. Ai ishte një arsimtar i dalluar që kontriboi për shkollimin e shumë brezave sidomos nga Shkupi dhe Haraçina.
Ai njihej si një personalitet me vlera të larta morale, humane, arsimdashëse dhe për zemërgjerësinë e shpirtbardhësinë e tij.
Reshat Ramadani ka dhënë një kontribut të çmuar si profesor shumëvjeçar në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Në 15 vitet e fundit ishte kuadër dhe një kohë drejtor i Qendrës Shtetërore për Provime – Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Familjarët kanë informuar se varrimi i tij do të bëhet sot tek kompleksi varrezave në Haraçinë, pas faljes së namazit të Xhumasë.